Ramos: Edhe si futbollist u tërhoqe kur kape majat e suksesit! Të falëmenderit për gjithçka

Futbollistët e Realit të Madridit në krye me kapitenin Serhio Ramos përmes rrjeteve sociale kanë shfrytëzuar rastin për të falënderuar trajnerin e tyre të deritanishëm, Zinedin Zidane, i cili gjatë ditës së sotme morri një vendim të papritur për tu larguar nga posti i trajnerit, edhe përkundër sukseseve që shënonte në krye të skuadrës nga “Santiago Bernabeu”.

“Ashtu siç veprove si futbollist, ashtu edhe tani si trajner ti vendos të thuash “mirupafshim”, deri sa ishe në krye të suksesit” – kishte komentuar Ramos përmes rrjeteve sociale.

“Të falënderojë për këto 2 vite e gjysmë fantastike. Trashëgimia yte nuk do të zhduket asnjëherë. Kjo ishte një nga periudhat më të suksesshme në historinë e klubit tonë të dashur”.

Leave a Reply