Emini, Murati, Todorovski dhe Bojku rinovojnë kontratat me Shkëndijën

Shkëndija e Tetovës ka vazhduar kontratat me katër futbollistë që me përfundimin e sezonit 2017/2018 mbetën lojtarë të lirë. Pas një sezoni historik në të cilin “kuqezinjët” fituam kampionati dhe Kupën, drejtuesit dhe katër futbollistët si Mevlan Murati, Bllagoja Todorovski, Besmir Bojku dhe Izair Emini gjetën akordin për vazhdim të bashkëpunimit edhe për periudhën që pason, duke firmosur kontrata të reja. Ndërkohë nga tabori “kuqezi” kanë paralajmruar se kryesia është duke punuar intenzivisiht në mbylljen e bisedimeve edhe me lojtarët tjerë.

Futbollisti:                         – kohëzgjatja e kontratës:

Mevlan Murati                      – 3 vite

Besmir Bojku                         – 2+2 vite

Bllagoja Todorovski             – 1+1 vit

Izair Emini                             – 1 vit

Leave a Reply