Dani Alvesh dhe Kaka bëhen student

Mbrojtësi brazilian i Paris Sen Zhermenit, Dani Alvesh është regjistruar në universitetin e njohur të Hardvardit, duke zgjedhur drejtimin ekonomik – dega biznes. Ai nuk do të jetë i vetëm në ligjerata, pasi bashkë me të në të njëjtin universitet do të studiojnë edhe bashëkombasi i tij, Rrikardo Kaka mesfushori i Borusia Dortmundit, turku Nuri Shahin, portieri legjendar i Holandës, Edvin Van der Sar, si dhe holandezi tjetër, Mario Melhiot.

Këta nuk janë emrat e parë të futbollistëve që do të dëgjojnë ligjerata nga ana e profesoreshës, Anita Elbers. Paratyre pjesë e këtij universiteti prestigjioz kanë qenë edhe Sir Aleks Ferguson, Pike, etj.

Leave a Reply