Tosun zihet me tifozët në tribuna, arbitri e përjashton me të kuq (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në takimin e mbrëmshëm miqësor midis Tunizisë dhe Turqisë, ku në qendër të vëmendjes doli të jetë sulmuesi i Kombëtares turke, Xhenk Tosun. Ky i fundit pasi kishte shënuar golin e avantazhit në minutën e 54-të, vetëm 5 minuta më pas u ndëshkua me të kuq, edhe atë për shkak të një zënke verbale me disa nga tifozët në tribuna.

Arsyeja e një zënke të tillë, ishte sulmi i disa prej tifozëve ndaj fmiljarëve të Xhenk Tosun, i cili nuk mund të qëndronte i qetë nga e gjithë ajo rrëmujë që po krijohej në tribuna. Sulmuesi i Evertonit kishte kërcënuar njërin nga tifozët, duke iu drejtuar se do i pres fytin, ndërsa një veprim i këtillë kishte bërë që arbitri kryesor i takimit të ndëshkonë menjëherë me të kuq, Xhenk Tosunin.

Në fund ndeshja e zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës midis Tunizisë dhe Turqisë u mbyll me barazimin 2:2, ku golin e barazimit turqit e realizuan vetëm në fund të takimit me anë të Sojunxhu.

 

Leave a Reply