Babunski në krye të Vardarit edhe sezonin e ri futbollistik

Vardari ka konfirmuar në postin e trajnerit Boban Babunskin edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Babunski drejtimin e Vardarit e morri në 10 ndeshjet e fundit pasi drejtuesit “kuqezi” kishin vendosur ta shkarkojnë Çedomir Janevskin.

Në 10 xhirot e fundit Vardari nën drejtimin e Babunskit ishte një ndër skuadrat më të dobëta në kampionat, mirëpo edhe përkundër këtij fakti drejtuesit e skuadrës me më shumë trofe në vendin tonë kanë besim tek strategu shkupjan.

Babunski me Vardarin ka arritur marrëveshje një vjeçare.

Leave a Reply