Holandë-Itali, super derbi i skuadrave që do mungojnë në Botëror

Kombëtarja e Italisë sonte do të zhvillojë edhe miqësoren e tretë dhe të fundit, para se futbollistët të nisin pushimet, për t’u rikthyer më pas në shtator e ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Në “Allianz Stadium” të Torinos, në orën 20:45, Italia do të mirëpret Holandën, një tjetër kombëtare kjo që njëjtë sikurse “axurrët” nuk do të jenë pjesë e KB “Rusi 2018”.

Të dy skuadrat kanë një histori për t’u respektuar, por që nuk po kalojnë një periudhë aspak të mirë dhe ndodhen në fazë riorganizimi, për t’u rikthyer në nivele të larta.

Natyrisht që ky do të jetë testi më i mirë për trajnerin italian, Roberto Mançini, që të shohë se si do të sillet skuadra e tij përballë një kundërshtari të përafërt për nga cilësia dhe niveli.

Leave a Reply