Keri udhëhoqi Golden Stejt drejt fitores së dytë në serinë finale

Golden Stejt ka dominuar në tërësi ndeshjen e dytë finale ndaj Klivlend Kavaliers, ndaj të cilëve shënoi një fitore të lehtë 122:104, duke çuar në këtë mënyrë në 2:0 avantazhin e serisë finale në NBA.

Rikujtojmë ndeshjen e parë të zhvilluar si vendas “uarriorsat” e fituan ndoshta edhe me pak fat në kohën shtesë, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar po në “Oracle Arena”, ku nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren.

Ishte kjo mbrëmja e Stefan Kerit, i cili realizoi 33 pikë, 27 prej të cilave nga gjuajtjet për tre pikë, si dhe shtoi 8 asistime dhe 7 kërcime, ndërsa me lojë të mirë te Golden Stejt u dallua edhe Kevin Durant që ndeshjen e mbylli me 26 pikë.

Në anën tjetër si zakonisht LeBron Xhejms ishte më i miri te “kavaliersat”, duke regjistruar 29 pikë, 13 asistime dhe 9 kërimce, por që edhe në këtë takim mbesin vetëm statistika.

Ndeshja e radhës e serisë finale midis Golden Stejt dhe Klivlendit do të luhet në parketin e “kavaliersave”, të cilët do të tentojnë të marrin fitoren e parë të serisë finale.

Leave a Reply