Kukësi konfirmon portierin kosovar, Faton Maloku

Skuadra nënkampione e Shqipërisë ka arritur akordin me portierin kosovar të Ferronikelit, Faton Maloku. Portieri 26-vjeçar i cili në të kaluarën përmendej edhe si përforcim i mundshëm i Shkëndijës, te skuadra nënkampione e Shqipërisë vjen si përforcim në prag të kupave të Europës, transmeton “infOSport.mk”.

Maloku pasi kaloi me sukses kontrollet mjekësore, me ekipin verilindor nga Shqipëria nënshkroi kontratë një vjeçare, ndërsa pritet që të zëvendësojë Enea Koliçin, emri i të cilit lidhet ngushtë me një transferim te skuadra e Partizanit.

Leave a Reply