Sahiti i lumtur për golat, i’a dedikon nënës

Emir Sahiti ishte figura kryesore te Kombëtarja shpresa e Shqipërisë, që falë “dopietës” së futbollistit të talentuar kosovar mundi në një miqësore luksi Bjellorusinë me rezultatin 3:2, njofton “infOSport.mk”. Ish futbollisti i Rabotniçkit në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa kjo nuk i pengoi që të jap më të mirën nga vetja dhe të paralajmëroj trajnerin Alban Bushi se në të ardhmen mund të llogaritë seriozisht në të.

“Jam shumë i lumtur që kam bërë dy gola. Është një ndjenjë shumë e mirë, pasi janë golat e parë për Kombëtaren U21. Kjo ndeshje ishte miqësore që të shohim se ku jemi si kombëtare. Ka shumë futbollistë të rinj dhe besoj se me këtë grup që jemi, do bëhemi një kombëtare shumë e fuqishme” – tha enkas për “infOSport.mk”, Emir Sahiti.

Ai tha se këto dy gola i’a dedikon nënës së tij, e cila çdoherë i ka qëndruar pranë edhe në momentet më të vështira.

“Ja dedikoj nënës sime, këto gola më bëjnë edhe më të fuqishëm, ndërsa në këtë më ka mësuar pikërisht nëna ime, që çdoherë më përkrahte dhe më jepte kurajo. Besoj se me shumë punë mund të arrijë edhe te Kombëtarja “A” e Shqipërisë, që është edhe ëndërra ime” – u shpreh Emiri, vëllai më i vogël i Suad Sahitit, dy emra këto të njohur për opinionin futbollistik në vendin tonë, duke pasur parasysh se një kohë bukur të mirë ishin pjesë e Rabotniçkit.

Emiri pikërisht nga tabori i “romantikëve” u transferua te ekipi i dytë i Hajduk Split në Kroaci, ku është shumë i kënaqur me zhvillimin që ka bërë, duke potencuar se shumë shpejtë do të firmos një kontratë të re tre vjeçare.

“Punët me ekipin e Hajdukut janë duke më shkuar shumë mirë. Besoj se për shpejtë kohë do të jem pjesë edhe e ekipit të parë, ku pritet që të firmos një kontratë 3-vjeçare” – përfundoi intervistën me portalin tonë një ndër futbollistët më të talentuar shqiptarë në rajon.

Sahiti me ekipin e dytë të Hajdukut sezonin që lamë pas zhvilloi 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol, ndërsa me siguri se këto gola të shënuar me Kombëtaren shpresa të Shqipërisë do të ngrisin vetëbesimin te ky futbollist i cili në një të ardhme të shkurtë pritet ti tregoj cilësitë e tij të vërteta.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply