Emanuel Mbella firmos me Sileksin

Ish sulmuesi i FC Shkupit, Emanuel Mbella, i cili së fundmi ishte pjesë e Gjilanit në Superligën e Kosovës është rikthyer në Maqedoni, mirëpo kësaj rradhe duke veshur fanellën e Sileksit, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi me pasaportë franceze me skuadrën nga Kratova ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa pritet të jetë një forcë shtesë në pjesën ofenzive të Sileksit për sezonin e ri futbollistik.

Transferimin e tij te Sileksi e mundësoi menaxheri nga Kërçova, Blerim Sadiku, i cili në një prononcim për “infOSport.mk”, tha se ditëve në vijim mund të priten edhe përforcime tjera te Sileksi, që do të vinin kryesisht nga Franca.

Për Sileksin është ky përforcimi i dytë gjatë kësaj merkatoje vere, pasi paraprakisht skuadra nga Kratova kishte nënshkruar me futbollistin e Pelisterit, Filip Milenkovski.

Leave a Reply