Një brazilian i Skënderbeut pranë dyerve të FC Shkupit!

FC Shkupi intensivisht po punon në afrimin e prurjeve të reja, ndërsa siç mëson “infOSport.mk”, pranë dyerve të skuadrës nga Çairi është braziliani i Skënderbeut, Da Luz Serxhinjo Zhunior, i cili aktualisht po luan në formë huazimi te skuadra e Rabotniçkit.

Huazimi i tij te “romantikët” përfundon me 30 qershor të këtij viti, ndërsa pas kësaj date i njëjti do i bashkohet FC Shkupit. Nuk dihet nëse edhe te skuadra nga Çairi, Serxhinjo do të luaj në formë huazimi, apo skuadra “bardhekaltër” do të blejë kartonin e tij, edhe pse një gjë është shumë e qartë, FC Shkupi do të përfitonte shumë në pjesën ofenzive me angazhimin e tij.

Serxhinjo sezonin e kaluar me Rabotniçkin zhvilloi 25 ndeshje, duke realizuar 5 gola, ndërsa gjatë karrierës së tij përveç me Skënderbeun, në Superligën shqiptare kishte luajtur i huazuar edhe te Laçi si dhe te skuadra e Hajvalisë në Kosovë.

Leave a Reply