Gjigandët turq të Fenerbahçes me telegram ngushëllimi për Vokrrin

Gjatë ditës së sotme pas një sulmi në zemër ndërroi jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa me këtë rast drejtuesit e ish klubit të tij, gjigandëve turq të Fenerbahçes kanë dërguar një telegram ngushëllimi.

Vokrri ishte pjesë e klubit turk pothuajse për dy vite (1990-92).

“Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për vdekjen e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri që ka luajtur për klubin tonë gjatë viteve 1990-92. Ne ndjejmë dhimbje për humbjen e Vokrrit dhe u shprehim ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë popullit të Kosovës”, thuhet në telegram ngushëllimin e Fenerbahçes.

Leave a Reply