Fetel nuk përmbahet, niset i pari në Kanada

Në një fundjavë të dominuar nga Verstapen dhe Red Bull, Fetel nxorri më të mirën e tij, në provat kualifikuese për Çmimin e Madh të Kanadasë, duke e kthyer Ferarin në “pole position”, pas dy garash mungesë.

Ishte një garë e fortë mes 6 pilotëve që udhëheqin Botërorin, të cilët u ndanë nga njëri tjetri me të mijëtat e sekondës. Fetel gjeti ritmin e duhur me gomat “hypersoft”, duke vendosur një kohë rekord për pistën me 1.10.764.

Me më pak se 1 të dhjetën Bottas mori vendin e dytë në nisje, ndërsa në vendin e tretë u rendit Verstappen. Koha e katërt me e mirë u arrit nga Hamilton me 1.10.996. Pas kampionit të botës në fuqi u renditën Raikkonen dhe Rikiardo.

Ferrari nuk fitonte një pole position në Çmimin e Madh të Kanadasë që prej vitit 2001.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply