Kosova dhe gjithë shqiptarët i japin lamtumirën e fundit Fadil Vokrrit

Në përcjellje të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe me nderime shtetërore, sot është varrosur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Legjenda e futbollit kosovar, i cili kishte një karrierë shumë të bujshme, ndërroi jetë të shtunën në mëngjes në moshën e tij 57-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës e kanë vlerësuar lartë punën dhe veprën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit për sportin e Kosovës.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, përfaqësues të partive politike, zyrtarë e udhëheqës të klubeve sportive nga rajoni e më gjerë, sportistë dhe qindra qytetarë.

Leave a Reply