Seferi dorëzohet pas 4 raundeve ndaj gjigandit Tajson Fjuri

Boksieri nga Korita e Gostivarit, Seferi Seferi, ndryshe vëllai i Nuri Seferit ka dorëzuar meçin ndaj boksierit gjigand, Tajson Fjuri pas raundit të katërt, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë Fjuri regjistroi fitoren e tij të 26-të në karrierë nga po aq lufta, ndërkohë në anën tjetër ishte kjo disfata e dytë për Sefer Seferin, i cili gjatë karrierës së tij ka regjistruar 23 fitore, prej të cilave 21 me nokaut.

Në “Mançester Arena”, Fjuri me lehtësi mundi boksierin gostivaras, i cili në raundin e katërt pësoi disa goditje të rënda nga ana e boksierit britanik.

Pas gjithë kësaj Seferi vendosi që të ndërpresë luftën, ndërsa është kjo tentativa e tij e dytë e pasuksesshme, për të kaluar në kategorinë e peshave të rënda, pasi edhe në tentativën e tij të parë kishte pësuar ndaj Manuel Shar, me 17 shtator të vitit 2016.

Leave a Reply