Federata spanjolle shkarkon trajnerin Lopetegi vetëm një ditë para Botërorit

Federata spanjolle e futbollit nuk do të udhëhiqet nga seleksionuesi Julen Lopetegi në Kampionatin Botëror në Rusi, pasi federata vendosi që të shkarkojë atë vetëm një ditë para nisjes së këtij eventi të rëndësishëm futbollistik.

Arsyeja e shkarkimit janë bisedimet e fshehta me Real Madridin gjatë fazës së përgatitjeve për në Botërorin e Rusisë.

Jemi të detyruar që të vazhdojmë pa Lopetegin. I dëshirojmë shumë fat në të ardhmen. Bisedimet janë legjitime, mirëpo ne nuk dinim asgjë për këtë. Detyra jonë është që të sjellim vendime të përgjegjshme” – tha presidenti i Federatës së Futbollit spanjoll, Luis Rubiales në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp.

Mbetet të shihet se kush  do të zëvendësojë Lopetegin. Një vendim i tillë pritet që të merret shumë shpejtë, madje ndoshta që gjatë ditës së sotme, duke pasur parasysh se Spanja ndeshjen e saj të parë në kuadër të KB “Rusi 2018” kundër Prtugalisë e zhvillon me 15 qershor.

Leave a Reply