Herolind Shala dhe zemra e tij e madhe, gëzon disa familje skamnore në prag të festës së Bajramit

Herolind Shala ka treguar zemrën e tij të madhe, duke ndihmuar disa familje skamnore në prag të festës së Fitër Bajramit, njofton “infOSport.mk”.

Reprezentuesi i Kosovës një gjë të tillë kishte njoftuar përmes profilit të tij në “facebook”, ku përmes një shkrimi kishte falënderuar Zotin që i ka mundësuar të bëjë një gjest të këtillë shumë bujar dhe fisnik.

“Disa momente gjatë vitit na zgjojnë më fuqishëm ndjenjat për t’iu bërë mirë të tjerëve. Në anën tjetër disave e ndjejmë për borxh t’iu ndihmojmë. Sot kur po shpërndaja disa dhurata modeste në vigjilje të festës së Bajramit, kujtova që t’i shohësh njerëzit tek gëzohen është ndjenjë që të plotëson si njeri. Faleminderit zot që më ke dhënë mundësi për t’i ndihmuar këtyre familjeve në nevojë të madhe”, – kishte shkruar Shala në profilin e tij në “Facebook”.

Leave a Reply