Sot starton Botërori “Rusi 2018”, mësoni tre ndeshjet kur KB fillojnë me befasi

Me ndeshjen ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite sot edhe zyrtarisht nis Kampionati Botëror në futboll “Rusia 2018”. Është pa dyshim ky një ndër eventet më të rëndësishme, që për plotë 30 ditë do të tërheq vëmendjen e gjithë futbolldashësve ane mbanë Botës, ndërsa pyetja e gjithësecilit prej tyre është se vallë a do të mund Arabia Saudite që të bëjë surprizën dhe të mund nikoqirët e Rusisë.

Në historinë e Botëroreve janë tre kombëtare që kanë shkaktuar befasi në hapje të Kampionateve Botërore, ku si autsajderë kanë arritur të mposhtin kampionët në fuqi të botës. Bëhet fjalë për kombëtaret si Kameruni, Senegali dhe Belgjika.

Argjentina – Kameruni  0-1 (08.06.1990)

Goditja me kokë e Oman-Biyik në ndeshjen mes Argjentinës dhe Kamerunit, më 8 qershor të vitit 1990 në prani të 74.500 spektatorëve në Milano. Një gol që në sfidën hapëse të “Italia 1990” dhuroi befasinë më të madhe në historinë e Botërorit. Skuadra kampione në fuqi e botës u mposht nga një përfaqësuese afrikane në pjesëmarrjen e dytë në Botëror, pas tre barazimeve që kishte arritur në “Spanja 1982”. Kameruni e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë, pasi Kana-Biyik dhe Massing u përjashtuan nga loja, mirëpo edhe përkundër epërsisë numerike që kishte në fushë “gauçosët” nuk arritën që të barazojnë shifrat.

Franca – Senegali  0-1 (31.05.2002)

Edhe befasinë e dytë e kishte shkaktuar një përfaqësuese afrikane, Senegali. Në ndeshjen e parë më 31 maj 2002 arriti të mposhtte Francën me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e vetëm të sfidës që u shënua në minutën e 30-të nga Bouba Diop. Senegali pas kësaj fitoreje historike nuk mund të quhej më befasi. Në fazën e 1/16 eliminoi Suedinë, por në çerekfinale u nxor jashtë nga Turqia vetëm në kohën shtesë, kurse Franca nuk kishte arritur ta kalonte as grupin.

Argjentina – Belgjika  0-1 (13.06.1982)

Në vendin e tretë është Belgjika, që më 13 qershor vitit 1982 në “Kamp Nou” mposhti Argjentinën.  Një gol nga Erëin Vandenbergh ndëshkoi kampionët në fuqi të botës, pas një kontrolli të bukur të topit dhe një goditjeje të pakapshme për portierin. Maradona në debutimin e tij në Botëror goditi shtyllën, por e mbylli takimin me humbje.

Edhe sot vendi organizator Rusia, shihet si favorit absolut ndaj Arabisë Saudite, mirëpo befasitë janë gjithnjë të mirëseardhura në kompeticione të tilla.

Leave a Reply