Sot starton spektakëli i quajtur Botërori “Rusi 2018”

Sot nis  Botërori “Rusi 2018”, ku ndeshja hapëse do të jetë mes vendit organizator, Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Është kjo ndeshja e vetme e grupit “A” që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme, ndërsa para zhvillimit të këtij takimi që starton në ora 17:00 do të jetë edhe ceremonia hapëse, me interpretimin edhe të këngëtares shqiptare Era Istrefi, e cila është në krah të Vill Smit e Niki Jam në këngën zyrtare të këtij Botërori.

32 skuadra të ndara në 8 grupe do të luftojnë për trofeun aq shumë të ëndërruar, por vetëm njëra prej tyre do të ketë mundësi për të triumfuar, ndërsa një gjë të tillë do të mësojmë vetëm me 15 korrik, atëherë kur është paraparë të zhvillohet edhe finalja e madhe e këtij eventi.

Pra plotë 1 muaj futboll, plotë 1 muaj emocione, aksione, gola dhe spektakël, i cili fillon që sot.

Leave a Reply