Boateng, një zgjidhje ideale për mbrojtjen e Juves

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi do të tentojë të transferojë mbrojtësin e Bajernit të Munihut, Zherom Boateng, njofton e përditshmja gjermane “Bild”, përcjellë “infOSport.mk”.

Marrëveshja aktuale e reprezentuesit gjerman me “bavarezët” skadon verën e vitit 2021-të, mirëpo vetë Boateng në një intervistë kishte pranuar se po mendon për sfida të reja në karrierën e tij.

Drejtuesit e Juventusit dhe Bajernit të Munihut kanë marrdhënie të shkëlqyeshme, ku vitet e fundit kanë kryer disa transferime, siç janë ata të Dagllas Kostas dhe Medi Benatias drejt Torinos, si dhe ai i Kingsli Koman drejt Munihut.

Për transferimin e Boateng, Juventusi do të duhet të paguajë plotë 30 milion euro.

Leave a Reply