Tre ndeshjet e ditës së sotme në Botërorin “Rusi 2018”

Ndeshjet e Kupës së Botës në Rusi vazhdojnë sot me dy ndeshje të grupit “G” dhe një ndeshje tjetër nga grupi “F”, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e vetme e këtij grupi është ajo midis Suedisë dhe Koresë së Jugut, teksa dje Gjermania u mund nga Meksika, ndërkohë Belgjika e Adnan Januzajt do të përballlet me Panaman në ndeshjen e parë të grupit “G”.

Dita e sotme mbyllet me ndeshjen Tunizia – Anglia që starton në ora 20:00. Shpresojmë që edhe këto ndeshje të na dhurojnë spektakël dhe gola, pse jo edhe ndonjë befasi.

Ndeshjet e ditës së sotme në KB “Rusi 2018”
14:00  Suedi vs Kore e Jugut
17:00  Belgjikë vs Panama
20:00  Tunizi vs Angli

Leave a Reply