Botërori vazhdon sot me tri përballje joshëse

Botërori “Rusi 2018” vazhdon sot me tri sfida mjaft joshëse. Ndeshjet e para, janë ato të grpit “H”, me të cilat edhe do të mbyllet xhroja e parë në kuadër të të gjitha grupeve, teksa në mbrëmje nikoqirët e Rusisë do të përballen me Egjitpin e Mohamed Sallah.

Ndryshe me fillim në ora 14:00 në “Mordovia Arena” në Saransk Kolumbia do të ndajë mejdanin me Japoninë, ndërkohë në ora 17:00 Polonia e udhëhequr nga sulmuesi i Bajernit të Munihut, Robert Levandovski do të kërkojë fitoren ndaj Kombëtares së Ssenegalit.

Dita e sotme mbyllet me sfidën, Rusi-Egjipt, që njëherit paralajmëron startin e xhiros së dytë në kuadër të Botërorit.

Ndeshjet e sotme:
14:00  Kolumbi-Japoni
17:00  Poloni-Senegal
20:00  Rusi-Egjipt

Leave a Reply