Nuk mjafton goli i  Agim Ibraimit, Iseni me Vardarin mundin Domzhalen (VIDEO)

Agim Ibraimi në njërën anë dhe Besar Iseni në anën tjetër dolën të jenë protagonist të ndeshjes miqësore midis Domzhales dhe Vardarit, skuadër kjo që në fund iu gëzua fitores me rezultatin 1:2, njofton “infOSport.mk”.

Domzhale kaloi në epërsi në minutën e 19-të falë golit të shënuar nga ana e tetovarit, Agim Ibraimi. Ish reprezentuesi i Maqedoisë shënoi nga brendia e zonës me armën e tij më të fortë, këmbën e majtë.

10 minuta më pas Vardari arriti që të barazojë shifrat, falë golit të shënuar nga Besar Iseni, i cili me kokë nga afërsia shënoi për 1:1.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa gjatë pjesës së dytë të dy trajnerët vendosën të bëjnë ndryshime në formacionet e tyre, teksa në minutën e 76-të Vanja Markoviç shënoi edhe golin e dytë për Vardarin, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e skuadrës shkupjane.

Përveç golashënuesit Besar Iseni, pjesë e Vardarit në këtë miqësore të zhvilluar në Domzhale ishin edhe Jakup Berisha dhe Fitor Rexhepi, teksa te Domzhale u paraqitën gjithashtu edhe Zeni Husmani dhe Rubin Hebaj.

Leave a Reply