Vardari barazon 3:3 në miqësoren ndaj Mariborit (VIDEO)

Vardari ka zhvilluar edhe miqësoren e tretë në kuadër të fazës së përgatitjeve që po i zhvillon në tokën sllovene, njofton “infOSport.mk”. Pas dy fitoreve të para ndaj Shampion Celje dhe Domzhale, skuadra nënkampione e vendit sot barazoi 3:3 ndaj skuadrës së njohur sllovene të Mariborit.

Edhe pse këta të fundit patën një epërsi prej 3 golash, edhe atë të shënuar në një interval kohor prej vetëm 17 minutash, në fund falë përkushtimit maksimal të futbollistëve “kuqezi”, Vardari nxorri një barazim 3:3.

Mlakar vetëm pas 9 minutave lojë mposhti portierin Gaçevski, i cili nuk vonoi shumë dhe vetëm 5 minuta më pas kapituloi edhe për herë të dytë në këtë ndeshje. Që kokëdhembjet në ato momente të jenë edhe më të mëdha për trajnerin Babunski, u përkujdes Kramariç, i cili në minutën e 17-të shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Vardarit.

Tigran Barsegian 7 minuta  para fundit të pjesës së parë shënoi golin e parë për “kuqezinjtë” shkupjan, ndërsa po i njëjti futbollist pas vetëm 3 minutave lojë në të dytën nga pika e bardhë riktheu në lojë skuadrën e tij, që në minutën e 63-të me anë të futbollistit të talentuar Ali Adem arriti që të barazojë shifrat në 3:3.

Ndeshjen e rradhës dhe të katërtën në kuadër të përgatitjeve në Slloveni, Vardari do ta zhvillojë me 25 qershor kundër Orenburg.

Leave a Reply