Daçiç: A po luajmë kundër Zvicrës, apo Shqipërisë e Prishtinës?”, vjen reagimi i mediave zvicerane

Ministri i punëve të jashtme, Ivica Daçiç, është i fundit që ka folur për ndeshjen Zvicër – Serbi, ku ka pasur reagime nga më të ndryshmet.

“Politika dhe Sporti nuk duhet përzier”, kështu tha Daçiç në takim me homologun e tij Liberian, Milton Findlej. Por, ishte vet Daçiç  që përziu politikën me sportin, duke e pranuar se nuk ka se si të mos bëhet diçka e tillë për shkak të prezencës së shumë shqiptarëve në Përfaqësuesen e Zvicrës.

Duke folur në takim me Milton Findlej, Daçiç tha se do të dëshironte që Serbia të kishte një lojtar të mirë si Presidenti i Liberisë, Xhorxh Veah.

Pas kësaj, Daçiç nisi të provokojë, duke thënë se fitorja kundër Kosta Rikës ishte një hakmarrje e ëmbël për ta, për faktin se ky shtet është ndër të parët që ka pranuar pavarësinë e Kosovës: “Ata as që e dinë se ku është Kosova. Ata e bënë këtë sepse dikush u tha atyre ta bënin atë. Pa arsye të veçanta”.

Daçiç vazhdoi duke folur për sfidën e së premtes me Zvicrën e shqiptarëve: “Politika dhe sporti nuk duhet të përzihen. Por me sa duket nuk është e mundur të ndodhë kjo edhe të premten. Sepse ne nuk e dimë, nëse luajmë kundër Zvicrës, ose kundër Shqipërisë ose Prishtinës,” – tha Daçiç, raporton gazetaexpress.

Kjo deklaratë është kritikuar nga mediet zvicerane, ku “Blick” e ka akuzuar ministrin Daçiç se po “hedh benzinë në zjarr” duke dashur të “eskalojë lojtarët tjerë serbë”.

Leave a Reply