Sampaoli mund të shkarkohet që para ndeshjes me Nigerinë, e zëvendëson një kampion!?

Humbja shokuese me Kroacinë e ka futur Argjentinën në një kaos total dhe mund të ndodhë që trajneri i saj, Horge Sampaoli, të shkarkohet direkt, pa pritur ndeshjen e tretë në grup.

Nga njerëz pranë kombëtares argjentinase në Rusi flitet se po mendohet madje edhe për zëvendësuesin e Sampaolit dhe ai do të jetë Horge Burruçaga, kampion i botës në vitin 1986 dhe autor i golit vendimtar në finale kundër Gjermanisë. Në fakt, zërat për shkarkimin ne Sampaolit filluan të qarkullojnë direkt pas ndeshjes me Kroacinë.

Vetë trajneri nuk ka në plan të japë dorëheqjen, pasi ka ende shpresë kualifikimi, nëse rezultati i ndeshjes së sotme Nigeri-Islandë është i favorshëm. Por edhe shkarkimi duket i vështirë, sepse lidhet me anën ekonomike. Nëse e shkarkon, Federata e Argjentinës duhet t’i paguajë Sampaolit rreth 20 milionë dollarë, pasi ai ka kontratë 5-vjeçare. Por aktualisht po mendohen të gjitha variantet.

Sampaoli ka marrë përgjegjësitë e katastrofës, por kaq nuk mjafton. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë, që nga loja e dhe zgjedhjet e tij. (Vipsport.al)

Leave a Reply