Argjentina në kaos, Messi me shokë gati të tërhiqen

Kaos tek kombëtarja e Argjentinës, e cila nuk po mund të kapërdijë atë disfatë të thellë 0:3 nga Kroacia. Gauçosët janë përfshirë në një rrëmujë totale.

Edhe pse ekizston ende një mundësi kualifikimi në fazën tjetër, ka bërë që në radhët e ekipit të shpërthejë një situatë jashtë normales.

Vetëm një ditë më parë disa prej futbollistëve aludohet se kanë kërkuar shkarkimin e teknikut, Sampaoli.

Që futbollistë e Argjentinës nuk e duan më trajnerin Sampaoli, kjo u vërtetua në fund të sfidës me Kroacinë. Në konferencën për shtyp numri një i stolit  u shpreh se futbollistët nuk janë përshtatur si duhet me projektin e tij, por nga ana i tjetër, i pyetur për këto deklarata të trajnerit, sulmuesi Serhio Aguero u shpreh me irritim për Sampaolin, duke deklaruar: “Le të thotë çfarë të dojë”.

Një tregues më se i qartë ky, se tek Argjentina nuk e duan më trajnerin e tyre.

Situata duket akoma edhe më e rëndë.

Mediat argjentinase raportojnë një rast të paprecedent. Disa futbollistë do të braktisin kombëtaren, madje ka edhe një listë emrash. Grupi i udhëhequr nga Messi pritet të marrë me vete Agueron, Markus Rohon, Maskeranon, Di Marian dhe me shumë mundësi edhe Higuainin.

Nëse një gjë e tillë ndodh ky do të ishte një rast i paprecedent dhe që do të tregonte qartë klimën aspak të mirë që ka përfshirë kombëtaren e Argjentinës.

Leave a Reply