Taipi sërish bashkë me Shkëndijën

Futbollisti nga Tërnoci i Madh i Bujanocit, Shqiprim Taipi, i cili së fundmi në formë huazimi luante te FC Prishtina, është rikthyer te Shkëndija, duke nënshkruar kontratë për dy vjeçare, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori 21-vjeçar pjesë e Shkëndijës është që nga viti 2015-të, mirëpo në të shumtën e rasteve ai huazohej nëpër skuadra të ndryshme. Që në vitin e parë si pjesë e skuadrës tetovare ai ishte huazuar te Horizont Turnova, pjesë e së cilës ishte në sezonin 2015/2016, pastaj FC Shkupi, ku luajti për 6 muaj (01.07.2017-30.01.2018), ndërsa së fundmi ishte pjesë e shkëmbimit  me Visar Musliun te FC Prishtina.

Ndryshe Shqiprim Taipi është vëllai më i vogël i Gjelbrim Taipit, i cili gjithashtu më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur me Shkëndijën, ndërsa aktualisht është pjesë e Grashopersit.

Leave a Reply