KB “Rusi 2018”, sot nisin ndeshjet e fazës së fundit

Sot në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, në program janë ndeshjet e fazës së fundit në grupe. Në fushë do të zbresin kombëtaret e grupeve “A” dhe “B”, ku gjithçka do të nisë me sfidat Uruguaj-Rusi dhe Arabia Saudite-Egjipt.

Duke pasur parasysh se këto dy të fundit pas dy xhirove nuk kanë tubuar asnjë pikë, dhe nuk kanë asnjë gjasë për tu kualifikuar më tej, e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në ndeshjen Uruguai-Rusi, aty ku skuadrat mes vete do të diskutojnë për pozitën e parë në grup.

Rusia në këtë ndeshje luan për fitore por edhe barazimi do tu mjaftonte atyre, duke pasur parasysh golaverazhin më të mirë, ndërsa në anën tjetër Uruguai për tu renditur në pozitën e parë do të duhet të mund nikoqirët e këtij eventi.

Nnërkohë në grupin “B”, sfida që tërheqë më shumë vëmendje është ajo mes Iranit dhe Portugalisë, pasi të dyja skuadrat e kërkojnë kualifikimin për në raundin tjetër.

“Luzitanët” janë në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Irani ka 3 pikë. Portugalia ka në dispozicion 2 rezultate për të siguruar kualifikimin, ndërsa Iranit i duhet të fitojë me çdo kusht për të bërë historinë dhe për herë të parë të shkruajë emrin mes 16 Kombëtareve më të mira në Botë.

Irani mund të kualifikohet edhe nëse barazon, por në këtë rast duhet të shpresojë në humbjen e Spanjës me 2 gola diferencë ndaj Marokut. Ky skenar i fundit duket shumë i vështirë të realizohet duke qenë se Maroku në 14 ndeshje të luajtura në Botërorë ka fituar vetëm 2. Për më tepër, Spanja është në kuotën e 4 pikëve dhe i mjafton edhe një barazim në sfidën me Marokun për të siguruar kualifikimin në 1/8 e finaleve.

Leave a Reply