Pobeda sërish transferon futbollist nga Struga Trim Lum

Pasi vitin e kaluar nga rradhët e Struga Trim Lum transferuan Altin Llogën, drejtuesit e Pobedës, këtë merkato kanë arritur që të bëjnë për vete mesfushorin, Antonio Kalanoski, njofton “infOSport.mk”.

Kalanoski skuadrës strugane iu bashkua me 15 janar të këtij viti nga rradhët e Borecit, ndërsa vlen të theksohet se pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar nëpër skuadra të elitës së futbollit vendor, duke veshur fanellën e Sileksit, Metalurgut, Napredokut, Mladost Carev Dvorit, ndërsa gjithashtu kishte qenë pjesë edhe e dy skuadrave shkupjane, Lokomotivës dhe EuroMilkut, si dhe skuadrës së Ohrid 2004, aty ku edhe e kishte filluar karrierën e tij.

24-vjeçari Kalanoski pas vetes ka plotë 91 ndeshje në kuadër të Ligës së Parë, ku ka regjistruar edhe 10 gola, ndërsa gjithashtu ka bërë edhe dy paraqitje në kuadër të eliminatoreve të Liga Europa me fanellën e Sileksit.

Antonio Kalanoski nuk është përforcimi i vetëm i Pobedës, pasi skuadrës nga Prilepi iu bashkuan edhe dy futbollistët e Pelisterit Hristijan Dragarski dhe Kire Markoski.

Leave a Reply