Egjipti pësoi gol në minutën e 5-të shtesë, komentatori pëson sulm në zemër dhe vdes (VIDEO)

Goli i pësuar në minutën e 5-të shtesë nga Arabia Saudite, përveç disfatës së Egjiptit, ka marrë edhe jetën e komentatorit egjiptian, Abdel Rahim Mohamed, i cili kishte humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Egjipti dhe Arabia Saudite gjatë ditës së djeshme po zhvillonin ndeshjen e tyre të fundit në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, dhe kur të gjithë menduan se e njëjta do të mbyllej me barazimin 1:1, arabët falë golit të shënuar nga Al Dausari në minutën e 95-të iu gëzuan fitores.

Ky gol solli shumë gëzim në mesin e tifozëve arab dhe shumë dëshpërim tek ata egjiptian, e për më tepër që ishte shkaktar për vdekjen e komentatorit sportiv egjiptian, Abdel Rahim Mohamed.

Sipas asaj që raporton “Russia Today”, Abdel Rahim Mohamed është ndjerë keq pas golit të shënuar nga Arabia në kohën shtesë, ndërsa pasi i ishte dhënë ndihma e parë nga ana e kolegëve të tij, ai me urgjencë ishte dërguar në spital, ku mjekët edhe përkundër tentativave për ta sjellë në jetë, në fund kishin konfirmuar vdekjen e tij.

Leave a Reply