Pas tetovarit Durmishi, Igli Tare sjellë edhe një shqiptarë tjetër te Lacio!

Pas futbollistit me origjinë tetovare, Riza Durmishi, Igli Tare në rradhët e Lacios ka sjellë edhe një tjetër futbollistë shqiptarë. Bëhet fjalë për reprezentuesin e Kosovës, Valon Berisha, i cili në këtë mënyrë do të bëhet shqiptari i tretë te skuadra laciale, pasi që më parë pjesë e skuadrës nga kryeqendra italiane është edhe gardiani i Kombëtares shqiptare, Thoma Strakosha.

Ndryshe me Valon Berishën, shkon në tre numri i prurjeve të reja të Lacios në merkaton e verës, pasi që më herët ata angazhuan edhe portierin Silvio Proto.

Edhe pse Valon Berisha lidhej me një transferim te Sampdoria, Igli Tare në moment të fundit ka bindur futbollistin shqiptarë që ti thotë “PO”, Lacios.

Berisha me skuadrën nga “Olimpiko” do të firmos një kontratë 5-vjeçare, me një pagë vjetore prej 1.5 milion euro, ndërsa në arkat e tashmë ish skuadrës së tij, Salzburg, do të shkojnë 7.5 milion euro.

Megjithatë si duket Tare nuk do të ndalet me kaq, pasi është shumë afër marrëveshjeve në nivel klubesh edhe me Açerbin e Sassuolos dhe Ueslin e Klub Bryzh. Me futbollistët Lacio thuhet të ketë arritur marrëveshjen, ndërsa tashmë mbetet që gjithçka të zyrtarizohet edhe mes klubeve dhe këta dy futbollistë tjerë ti bashkohen skuadrës së trajnerit, Simone Inzagi.

Leave a Reply