Brazili vrau ëndërrat e Serbisë (VIDEO)

Brazili do të vazhdojë të luaj në ndeshjet e 1/8 së finales në Kampionatin Botëror në Rusi, pasi sonte në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Otkrytiye Arena” në Moskë mundi Serbinë me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Paulinjo (35) dhe Tiago Silva (68) shënuan golat për “seleçaon” në këtë takim.

Me këtë fitore amerikano jugorët u renditën në pozitën e parë në grupin “E”, me ç’rast tashmë në fazën e 1/8 së finales do të përballen me Meksikën.

Ndeshja në fjalë në program do të jetë me 2 korrik (e hënë) me fillim në ora 16:00 në Samara, ndërsa përballja tjetër e 1/8 së finales do të jetë ajo midis kombëtareve europiane, Suedisë dhe Zvicrës.

Leave a Reply