E shajnë nga nëna, Azmun vendos të largohet nga kombëtarja e Iranit  

Sulmuesi i Iranit, Sardar Azmun, i ka befasuar të gjithë me një deklaratë të fundit, ku ka thënë se është duke menduar seriozisht tërheqjen nga kombëtarja, pasi e kanë sharë nga nëna dhe kjo gjë ka ndikuar në shëndetin e saj.

Irani nuk arriti të kalonte grupin në Botërorin e Rusisë, ku regjistroi një fitore me Marokun, një barazim me Portugalinë dhe një humbje me Spanjën. Azmun, sulmuesi titullar i Iranit, ka qenë shënuesi më i mirë në ndeshjet kualifikuese, por në Rusi nuk mundi të shënonte asnjë gol.

“Është nder të luash për ekipin kombëtar. Për fat të keq, kam marrë vendimin t’i jap lamtumirën Iranit. Është një vendim shumë i dhimbshëm”, – shkruante lojtari 23-vjeçar në rrjetet sociale, pa e bërë të ditur arsyen e largimit, por gjithçka është kuptuar më pas.

Mbetet të shihet, nëse është një vendim emocional i momentit i iranianit, apo një vendim përfundimtar i tij. Edhe kjo nuk kishte ndodhur në Botërorin e Rusisë, ku sharjet janë të shumta thuajse për të gjithë lojtarët, por askush nuk ka vendosur të tërhiqet për këtë arsye.

Azmun është një nga objektivat e Igli Tares për merkaton e vërës, pasi 23-vjeçari nga Irani ka bërë paraqitje shumë të mira në kampionatin rus me Rubin. (viposport.al)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply