Kanselo: Kalimi te një klub i madh si Juve ëndërr që mu bë realitet  

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi të mërkurën pas dite ka bërë zyrtare transfertën e mbrojtësit portugez, Zhoao Kanselo nga rradhët e skuadrës spanjolle të Valencias.

Detaje rreth shumës së transfeirmit nuk ishin bërë publike në sajtin zyrtarë të “Zonjës së Vjetër”, mirëpo sipas informacioneve që vijnë nga Italia, tironezët do të paguajnë 40.4 milion euro për shërbimet e mbrojtësit të djahtë, i cili me Juven ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare. Shuma e transferimit të Kanselos do të paguhet në tre këste.

“Kalimi në një klub të madh si ky, ka qenë një ëndërr për mua që tani u bë realitet. Juventusi është një skuadër e madhe dhe ka një grup me futbollistë të mëdhenj. Nuk dua të flas me emra të përvetshëm. Alegri më tha se jam lojtari i duhur për krahun e djathtë dhe projekti i Juventusit më bindi. Dua të bëj më të mirën për këtë skuadër dhe ‘Forca Juventus, deri në fund’”, u shpreh Kanselo pas prezantimit të tij me fanellën e Juventusit.

“Serie A” për Kanselon nuk është diçka e panjohur, pasi sezonin e kaluar ai si i huazuar luajti te Interi, për të cilën skuadër në 28 ndeshje regjistroi 1 gol dhe 4 asiste.

Kanselo do të jetë portugezi i 6-të në histori që do të veshë fanellën “bardhë e zi”.

Leave a Reply