Njihuni me të gjitha çiftet e 1/8 së finales

Sonte me ndeshjet e grupit “G” u mbyll faza në grupe në kuadër të Kampionatit Botëror, “Rusia 2018”, njofton “infOSport.mk”.

Belgjika falë super golit të shënuar të Adnan Januzajt mundi Anglinë me rezultatin minimal 1:0, teksa në ndeshjen tjetër Tunizia arriti fitoren historike 2:1 ndaj Panamasë.

Në këtë mënyrë të gjitha dyshimet rreth pjesëmarrësve në ndeshjet me eliminim direkt u qartësuan, pasi tashmë edhe zyrtarisht kemi mësuar çiftet e 1/8 së finales. Më poshtë keni të gjitha 8 përballjet që do të nisin nga data 30 qershor.

30 qershor:
Francë – Argjentinë 16:00h
Uruguai – Portugali 20:00h
01 korrik
Spanjë – Rusi 16:00h
Kroaci – Danimërkë 20:00h
2 korrik
Brazil – Meksikë 16:00h
Belgjikë – Japoni 20:00h
3 korrik
Suedi – Zvicër 16:00h
Kolumbi – Angli  20:00h

Leave a Reply