Olsi Teqja i Shkëndijës gati të vazhdojë karrierën në Belgjikë!

Olsi Teqja i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës, ka gjasa të mëdha që karrierën e tij ta vazhdojë në Belgjikë, njofton “infOSport.mk”. Mediat nga ky vend shkruajnë se Muskron ka shprehur interesim për mbrojtësin shqiptarë, emri i të cilit lidhet ngushtë edhe me një transferim në Superligën shqiptare.

Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se në adresë të mbrojtësit 29-vjeçar ka arritur një ofertë konkrete nga një skuadër e Superligës shqiptare, mirëpo dëshira e Teqës, është që të provojë veten sërish jashtë Sshqipërisë, ndërsa edhe Muskron shihet si një opcion i mirë për vazhdimin e karrierës ndërkombëtare.

Drejtuesit e skuadrës belge te Olsi Teqja shohin një zëvendësim adekuat për mbrojtësin francez, Tedy Mézague, i cili pas mbylli kontratën me Muskron nuk pranoi të vazhdojë të njëjtën, duke kërkuar sfida të reja në karrierën e tij.

Rikujtojmë Teqja skuadrës së Shkëndijës iu bashkua verën e vitit 2017-të, ndërsa pasi nuk gjetën akordin e përbashkët për termat financiar, vendosi ta shkëpus kontratën. Me fanellën “kuqezi” të skuadrës nga Tetova, Teqja zhvilloi 21 ndeshje, 16 prej të cilëve në kampionat dhe 5 të tjera në ndeshjet e Liga Europa.

Leave a Reply