Barcelona insiston për mesfushorin e Ajaksit, De Jong

Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona po insiston në transferimin e mesfushorit të talentuar të Ajaksit, Frenkie de Jong,

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle gjiganti spanjoll prej kohësh është duke e kërkuar De Jong, i cili kishte treguar performancë të lartë me Ajaksin sezonin e kaluar. 21-vjeçari ishte paraqitur në 22 ndeshje kampionale, duke dhënë edhe 8 asiste për gol. Ai dëshiron largimin nga klubi holandez për të nisur një aventure të re në futbollin evropian, ndërsa kjo mund të jetë edhe vendimtare që De Jong ti bashkohet një skuadre të madhe, siç është Barcelona.

Përveç kampionëve të Spanjës, De Jong gjithashtu po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.

Leave a Reply