Franca avanson ndaj Argjentinës (VIDEO)

Franca avanson ndaj Argjentinës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.

Pas një kundërzbritjeje të shpejtë, Kilian Mbape nuk mund të ndalej nga futbollistët argjentinas, ndërsa në momentet kur talenti francez u fut brenda zonës, Markus Roho e fauloi atë nga mbrapa, me ç’rast arbitri iranian Faghani tregoi në pikën e bardhë.

Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri Antuan Grizman, i cili nuk gaboi dhe shënoi golin e epërsisë në minutën e 32-të.

Për Grizman ishte ky goli i dytë në këtë Botëror dhe sërish i realizuar nga pika e bardhë, ndërsa gjithsej goli i tij i 22-të në 58 ndeshje me Kombëtaren e Francës.

Leave a Reply