Grizman tallet me Messin (FOTO)

Theo Grizman, vëllai i sulmuesit të Atletiko Madridit, Antuan Grizman, ka qenë shumë i lumtur që Kombëtarja e tij, e për më tepër që vëllai i tij eliminuan Argjentinën e Lionel Messit nga Botërori i Rusisë.

Kombëtarja franceze në një ndeshje të madhe në fund shënoi fitore me rezultatin 4:3, ku golin e parë për “gjelat” e realizoi pikërisht vëllai i Theo, Antuan Grizman.

Përmes një ilustrimi që Teho ka postuar në rrjetet sociale, Messi shihet para një dere ku shkruan “çerekfinalet”, ndërsa që përballë ka Mbapen, Pogban dhe Grizman si trupëroje të vendit ku magjistari i vogël argjentinas tentonte të hyjë, por që fatkeqësisht nuk mundi përballë treshes së famshme franceze.

Leave a Reply