Formacionet zyrtare, Spanjë – Rusi

Pas pak në stadiumin Luzhniki të Moskës do të zhvillohet ndeshja e tretë e 1/8 së finales, ku nikoqirët e Rusisë do të mirëpresin ish kampionët e Botës, Spanjën, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja skuadrat në këtë ndeshje futen me shpresë se do të dalin fitues, në veçanti futbollistët rus, të cilët do të kenë një përkrahje të madhe nga tribunat e stadiumit.

Sa u përket formacioneve, Spanja do të luajë pa Iniestën në mesfushë, vendin e të cilit do ta zë Asensio i Realit të Madridit, ndërkohë që te Rusia nuk ka surpriza, me ç’rast trajneri Çerçeshov do ju besojë futbollistëve që ishin titullarë edhe në ndeshjet e rëndësishme të fazës në grupe.

FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJA: De Gea, Alba, Pike, Ramos, Naço, Buskets, Koke, Isko, Silva, Asensio, Kosta
Trajner. Hiero
RUSIA: Akinfev, Fernandez, Kutepov, Injasheviç, Kudriashov, Zhirkov, Zobnim, Samedov, Golovin, Dziuba

Leave a Reply