Shkupi me disfatë i mbylli kontrollueset në Turqi (VIDEO)

Skuadra e FC Shkupit me disfatë i ka mbyllur ndeshjet kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore në Turqi, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Zekirja Ramadani në takimin e fundit u mundën nga rumunët e Dunarea Kallarashi me rezultatin 1:3.

Skuadra rumune e cila sezonin e ri futbollistik do të luaj në elitën e futbollit rumun avansoi me golin e Silviu Pana në minutën e 15-të, teksa dy minuta para fundit të pjesës së parë FC Shkupi barazoi shifrat me anë të Bazhe Ilijoskit nga pika e bardhë.

Prima victorie a echipei noastre in cantonamentul din Turcia. FK Shkupi, din Macedonia a fost noul adversar pe care Dunarea l-a invins cu 3-1. Silviu Pană a deschis scorul în minutul 15, egalarea survenind în minutul 43 din penalty iar VM-ul Valentin Munteanu şi-a trecut în cont dubla (60 şi 66).Miercuri, 4 iulie, Dunărea nu va mai juca cu Volyn Lutsk (liga a 2-a din Ucraina) si cu formaţia bosniacă din prima ligă, NK Celik Zenica.

Публикувахте от AFC Dunărea Călărași в Понеделник, 2 юли 2018 г.

Në pjesën e dytë Dunarea Kallarashi shënoi edhe dy gola të tjerë, që mbajnë firmën e Valentin Munteanu, i cili në dy raste arriti që të mposht portierin Igor Aleksovski.

Rikujtojmë FC Shkupi kishte pësuar edhe në ndeshjet me Nefçin (0:2) dhe Çelikun (0:3), teksa ishte ndarë me barazim në ndeshjen me estonezët e Levadia (1:1).

Nesër ekspedita “bardhekaltër” rikthehet në Shkup, ku do të vijojë me përgatitjet para përballjes së parë me Renxhersin në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Liga Europa, ndeshje kjo që në program ështe me datë 12 korrik.

Leave a Reply