E bujshme, Kit-Go i ligës së dytë transferon futbollistin e Renovës!

Skuadra e Kit-Go e cila sezonin e ri futbollistik do të luaj në Ligën e Dytë – Lindje, merkaton e verës e ka filluar fuqishëm, raporton “infOSport.mk”.

Ky klub u themelua në vitin 2015-të, ndërsa vetëm pas dy sezoneve të kaluara në ligat më të ulëta, ata arritën që të sigurojnë një vend për në Ligën e Dytë – Lindje. Megjithatë që edhe në këtë rang garash të luajnë një rol të rëndësishëm, drejtuesit e kësaj skuadre kanë filluar me angazhimin e futbollistëve cilësor, që vijnë nga Liga e Parë.

Pas angazhimit të Gligor Gligorov të Sileksit, Andrej Riçkov të Vardarit dhe portierin e EuroMilk, Mirza Durakoviç, Kit-Go nga Pehçeva së fundmi ka angazhuar edhe mesfushorin e Renovës, Aleksandar Temelkov.

Bëhet fjalë për një futbollist 30-vjeçar që luan në mesfushë, dhe që ka shumë eksperiencë në futbollin vendor, ku përveç me Renovën ka luajtur me skuadra si Vardari, Sileksi dhe Bregallnica, transmeton “infOSport.mk”.

Ai numëron gjithsej 154 ndeshje në elitën e futbollit vendor, ku ka të shënuar edhe 20 gola, ndërsa gjithashtu ka të zhvilluara edhe ndeshje ndërkombëtare.

Leave a Reply