Fotot që po bëjnë xhiron e Botës me protagonist futbollistët dhe tifozët japonez  

Japonia mbrëmë u eliminua nga Botërori “Rusi 2018”, edhe përkundër avantazhit prej dy golave që kishte ndaj Kombëtares së Belgjikës, e cila në fund triumfoi me rezultatin 3:2, falë një goli të shënuar në minutat shtesë të takimit nga ana e Naser Çadlit.

Mirëpo edhe përkundër këtij eliminimi, mund të thuhet se japonezët bënë një paraqitje shumë dinjitoze në këtë Botëror, ashtu si edhe tifozët e tyre, të cilët treguan se janë të qytetëruar duke pastruar shkallët e stadiumit pas çdo ndeshjeje, diçka e pazakontë në stadiumet evropiane.

Por, duket se këtë zakon nuk e kanë vetëm tifozët, por edhe futbollistët japonezë. Edhe pse të trishtuar pas disfatës ndaj Belgjikës, futbollistët dhe stafi teknik e lanë dhomën e xhveshjes të pastër para se të largoheshin.

Fotoja e tregon këtë më së miri, teksa nuk kishin harruar që përmes një letre të shkruajnë “Faleminderit” në gjuhën ruse (Spasibo).

Leave a Reply