Shkëndija cakton çmimet e biletave, nga e enjta të kapshme edhe për tifozët

Shkëndija është gati për verën e re europiane, kësaj rradhe në eliminatoret e Ligës së Kampionëve Europian. Kampionët e Maqedonisë të martën e ardhshme (10 korrik) në Shkup do të përballen me “The Neë Saints” nga Uellsi, ndërsa me vlerë kapitale për ekipin do të jetë mbështetja nga tribunat.

Shkëndija pret të ketë pas vetes si gjithmonë publikun dhe për të mundësuar të gjithëve të pajisen me kohë me bileta, të njejtat do të jenë në treg nga dita e enjte (5 korrik).

Të njejtat do jenë të kategorizuara me çmime në bazë të pozicionit në tribuna, ndërsa do të shiten në disa pika, si: Monaco Tobaco- Tetovë, Jugoton – Shkup, City Mall – Shkup dhe Online përmes MkTickets.

Çmimet e biletave janë 200, 400 dhe 600 denarë.

Leave a Reply