Struga Trim Lum bënë edhe goditjen e tretë në merkato

Struga Trim Lum me intenzitet të lartë po punon në përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Pas dy nënshkrimeve të para me Nijas Lenën dhe Altin Llogën, drejtuesit e klubit strugan gjatë ditës së sotme kanë prezantuar edhe mesfushoron difenziv, Aleksandar Dalçeski.

28-vjeçari kështu bëhet strugani i tretë në këtë afat kalimtarë të verës që i bashkohet skuadrës së Struga Trim Lum, që në sezonin e ri futet me ambicie edhe më të mëdha se sezonin e kaluar, kur në sezonin e saj debutues në ligën e dytë u rendit në pozitën e katërt.

Dalçeski te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e Bregallnicës së Shtipit, teksa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Ohrid 2004, Metalurgun dhe Mladost Carev Dvorin.

Leave a Reply