Lajm bombastik, Higuain te Çelzi

Gonzalo Higuain po bënë gati valixhet për t’u larguar nga Juventusi. Sipas mediave italiane, klubi “bardhezi” ka arritur marrëveshjen me Çelzin për transferimin e argjentinasit në Londër në vlerën e 60 milionë eurove.

Zyrtarizimi i sulmuesit argjentinas te “blutë” e Londrës pritet të ndodhë, sapo Mauricio Sarri të marrë detyrën e kryetrajnerit.

Mirëpo Higuain nuk do të jetë i vetmi që do të marrë rrugën drejt kryeqytetit të Anglisë. Sarri ka kërkuar nga kampionët në fuqi të Italisë edhe Ruganin, me të cilin ka punuar në kohën kur që të dy ishin pjesë e Empolit. Gjithashtu thuhet se Sarri në “Stemford Brixh” dëshiron të marrë edhe mbrojtësin shqiptarë Elseid Hysaj, në transferimin e të cilit do të ndihmojë edhe menaxheri shqiptarë nga Tetova,  Fali Ramadani.

Leave a Reply