Reali e bënë Mbappen futbollistin më të shtrenjtë në Botë, e tejkalon edhe Nejmarin!

Kylian Mbape duket se do ta ketë të ardhmen te Reali i Madridit. Kjo është ajo që ka deklaruar në “Tëitter” gazetari francez, Baptiste Ripart, që më parë kishte bërë të ditur rinovimin e Grizman dhe kalimin e Lemar tek Atletiko Madrid.

Sipas Ripart, Reali i Madridit dhe Paris Sen Zhermeni kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 19-vjeçarit që po shkëlqen në Botërorin e Rusisë, ku thuajse i vetëm arriti që të eliminojë Argjentinën në ndeshjen e 1/8 së finales.

Mësohet se akordi mes dy klubeve për kalimin e Mbappe te Reali është arritur për vlerën e 272 milionë eurove, që e bën atë futbollistin më të shtrenjtë në botë. Kkëtë shifër drejtuesit “madrilen” do e bëjnë në 4 këste.

Problemet e Parisit me rregullin e “Fair Play”-t financiar dhe largimi i mundshëm i Kristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit, bënë që Reali i Madridit të hedhë sërish sytë nga talenti francez, të cilin e kishte kërkuar edhe më parë, mirëpo që nuk arriti të fitojë garën sezonin e kaluar me sheikët e PSZH-së.

Leave a Reply