Federata zvicerane e futbollit, largon futbollistët me dy nënshtetësi?

Pas diskutimeve të shqiponjës dykrenore vjen diskutimi për dy nënshtetësitë. Federata Zvicerane e Futbollit mund të përjashtojë së shpejti lojtarët të cilët kanë dy nënshtetësi, shkruan “blick.ch”.

Ideja vjen nga sekretari gjeneral i Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, i cili mendon se në ‘Nati’ do ishte mirë të “luanin vetëm ata lojtarë që shmangin dy nënshtetësinë.”

“Kurrë nuk e kisha përshtypjen, që historia e shqiponjës dykrenore brenda ishte aq e madhe. Skuadra ishte e habitur. Besoj se drama e lojës Serbi-Zvicër ishte tepër emocionale,” tha ai duke shtuar se problemet brenda stadionit mund të zgjidhen nga jashtë. “Në këto situata është mirë të pyesim: nëse duam lojtarë me dy nënshtetësi?” – kishte thënë, Alex Miescher.

Deklarata e Miescher është vetëm si e tillë. Kjo sëpari do diskutohet brenda Federatës Zvicerane të Futbollit, me lojtarët që kanë dy nënshtetësi dhe më pas pritet të merret një vendim përfundimtar. Por tashmë është e qartë se nga historia e polemikave të shqiponjës dykrenore kemi historinë e polemikave të shtetasve të dyfishtë. (albinfo.ch)

Leave a Reply