FIFA cakton arbitrat e ndeshjeve çerekfinale në KB “Rusi 2018”

Botërori i Rusisë ka hyrë në fazën më interesante të saj, ku tashmë në garë kanë mbetur vetëm edhe 8 kombëtare, që do të kërkojnë rrugëtimin e tyre drejt finales.

Sot starton faza e ndeshjeve çerekfinale, ku FIFA ka përcaktuar edhe arbitrët që do të referojnë këto takime.

Ndeshjen e parë çerekfinale, atë midis Uruguait dhe Francës që starton në ora 16:00 do ta referojë arbitrti argjentinas, Nestor Pitana, teksa ndeshjen e dytë të së premtes, atë midis Brazilt dhe Belgjikës do ta drejtojë arbitri serb, Milorad Maziç.

Ndërkohë sa u përket takimeve çerekfinale të së shtunës, ajo midis Suedisë dhe Anglisë (16:00h)  i është besuar arbitrit holandez, Bjorn Kuipers.

Ndeshja e fundit çerekfinale e Botërorit në Rusi ëshët ajo midis nikoqirëve të Rusisë dhe kombëtares së vetme ballkanase, Kroacisë, ndeshje këtë të cilën do ta drejtojë arbitri brazilian Sandro Riçi.

Ndeshja Rusi-Kroaci starton në ora 20:00 dhe e njëjta do të zhvillohet në Soçi.

Leave a Reply